Konsultë falas në çdo klinikë · Rezervo online, paguan pas seancës

· 1 min lexim · Ekipi Ultra Pro Laser

A dhemb depilimi me laser? Çfarë të presësh në seancën e parë

Hap pas hapi si duket seanca e parë me Ultra SHR, nga konsulta deri te dalja nga klinika.

Para se të fillojmë

Seanca e parë nis me konsultën falas: vlerësim i lëkurës dhe qimeve, pyetje për diellin, medikamentet dhe shëndetin, dhe test në një pjesë të vogël të zonës.

Zona duhet të jetë e rruar 24 orë para, e pastër dhe pa kremra.

Gjatë seancës

Vendos syzet mbrojtëse. Teknikja aplikon xhel ftohës dhe e lëviz kokën e pajisjes vazhdimisht mbi zonë. Ndjesia është ngrohtësi e lehtë, e zbutur nga ftohja e vazhdueshme.

Zonat me qime më të trasha dhe të errëta, si sqetullat, ndihen pak më shumë në seancën e parë. Nga seanca e tretë qimet janë më të holla dhe ndjesia bie dukshëm.

Sa zgjat

Mustaqet rreth 10 minuta, sqetullat 15, bikini 25, këmbët komplet rreth 45 minuta. Komplet trupi rreth dy orë.

Pas seancës

Skuqje e lehtë për disa orë është normale. Shmang diellin, saunën dhe sportin për 24 orë. Qimet bien vetë brenda 1 deri në 2 javësh; mos i tërhiq.

Kur nuk trajtojmë

Gjatë shtatzënisë dhe ushqimit me gji, mbi lëkurë të nxirë nga dielli ose solariumi në 2 deri në 4 javët e fundit, dhe mbi tatuazhe. Për medikamente që e rrisin ndjeshmërinë ndaj dritës na pyet para terminit.

Artikuj të tjerë

Gati për lëkurë të lëmuar?

Konsulta e parë është falas dhe pa detyrim. Zgjidh zonën, klinikën dhe orën që të përshtatet.