Kushtet e përdorimit
Këto kushte rregullojnë përdorimin e faqes dhe të shërbimit të rezervimit online të Ultra Pro Laser.
Rezervimet
Kërkesa e dërguar online nuk është termin i konfirmuar. Termini konfirmohet nga ekipi ynë me mesazh. Anulimi ose ndryshimi bëhet të paktën 24 orë para terminit.
Paketat
Paketat me parapagim vlejnë për periudhën e shënuar në momentin e blerjes dhe në të gjitha klinikat e rrjetit. Seancat e pashfrytëzuara pas skadimit nuk rimbursohen.
Çmimet dhe ofertat
Çmimet në faqe janë për seancë dhe përfshijnë TVSH-në. Ofertat vlejnë deri në datën e shënuar dhe nuk kombinohen me zbritje të tjera.
Përgjegjësia
Informacioni në faqe ka karakter informues dhe nuk e zëvendëson konsultën me specialisten. Trajtimi kryhet vetëm pas vlerësimit dhe pyetësorit të sigurisë.